Umtiti tremb Barcelonen: Kam marre shume oferta

Samuel Umtiti tremb Barcelonen persa i perket te ardhmes se tij. Mbrojtesi francez ka konfirmuar se ne drejtim te tij kane ardhur shume oferta nga klube te ndryshme evropiane dhe e gjithe kjo nr nje kohe kur ne median katalanase po flitet per mundesine e rinovimit me Barcelonen.

‘Kam marre disa oferta-tha Umtiti ne nje interviste per Canal+-me drejtuesit e Barcelones nuk kemi nisur bisedimet per rinovimin e kontrates’.

Umtiti ka ne kontraten aktuale me katalanasit nje klauzole te zgjidhjes se saj prej 60 milione Euro, shifer  aspak e larte.

‘Klauzola e kontrates nuk eshte e larte dhe e gjithe bota e di-vijoi Umtiti-por nuk me intereson shume. Tani jam i perqendruar te ndeshjet, per pjesen tjeter do te shohim cfare do te ndodhe’.

Sfidanti.al