U kishte ardhur në majë të hundës, tifozët e Barcelonës vishen si Kutinjo

Saga e transferimit të Filipe Kutinjos nga Livepuli për te Barcelona, shumë shpejt, do të marrë fund. Mediume anglezë dhe spanjollë publikuan, dje mbasdite, lajmin se Liverpuli, më në fund, vendosi që ta lejoi të ikë këtë futbollist brazilian, kuptohet, nëse Barcelona ofron një shumë “të arsyeshme”!

Kutinjo ka paralajmëruar se ai nuk do të luajë më me “të kuqtë”, nëse atë nuk e lejojnë që të largohet për te Barcelona dhe, kështu, duket se Liverpuli u dorëzua. Bëhet e ditur se Barcelona do t’i paguajë Liverpulit për Kutinjon 100 milionë sterlina, aq sa ka dashur klubi anglez që në fillim për këtë futbollist brazilian, plus 18 milionë në formë bonusesh.

Tifozët e Barcelonës janë të sigurtë se Kutinjo do të vijë në “Kamp Nou” dhe një numër jo i vogël prej tyre ka filluar që të mbajë bluza me emrin e tij.

Sfidanti.al