Shkëlqejnë Lukasi, Asensio e Modriç, por renditja e Realit të gënjen!

Ditën e diel, deri pasdite, do ta kalojë në vendin e parë të La Ligës në Spanjë. Duket në pozicion të mirë Reali, aq më shumë që në fushën e tij bën ligjin duke fituar 2-0 ndaj Seltës, pasi fitoi po 2-0 ndaj Atletikos së Madridit. Lukas Vaskez, Marko Asensio dhe Luka Modriç shkëlqyen përsëri dhe fitorja ishte e merituar, por renditja është e gënjeshtërt. Reali ka vërtet 36 pikë ndaj 35 të Atletikos, por kjo e fundit ka 3 ndeshje për të luajtur. Nuk dihet nëse skuadra e Simeones do ta mbajë presionin, por ka një fakt, që Atleti shënon thuajse po aq sa Reali madje edhe më shumë, 27 ndeshje në 14 ndeshje ndaj 30 të ekipit të Zidanit në 17 të tilla. Po ashtu, ka pësuar vetëm 5 gola ndaj 15 të madrilenëve. Gjithsesi, në “Bernabeu” kanë besim dhe ekipi i Zidanit edhe pa shkëlqyer, po mban hapin e kreut. Problem duket integrimi i Hazarit, që luajti pak dhe që sipas ndonjë specialisti do të dëmtojë Lukas Vaskezin dhe Asension me pozicionin e tij në fushë.

Sfidanti.al