Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Paris Saint Germainit. Klubi transalpin e bëri njoftimin zyrtar nëpërmjet kanaleve zyrtare sociale. Trajneri mbërriti pasditen e së premtes në Paris pasi kaloi festën e Vitit të Ri me familjen në Londër ku qëndroi edhe pas shkarkimit të tij nga Tottenham në nëntor të vitit 2019. Trajneri 48 vjecar ishte i shoqëruar nga asistentët e tij Jesus perez dhe Miguel D’Agostino si dhe nga i biri Sebastiano që do të ketë funksion në stafin .
Trajneri i ri i Paris Saint Germainit do të takojë këtë të dielë futbollistët në Camp Des Loges për të kryer stërvitjen e parë, ndërsa debutimin do ta bëjë të mërkurën në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Saint Etienne
‘Jam shumë i lumtur dhe i nderuar që jam trajneri i ri i Paris Saint Germain-tha Pochettino në faqen zyrtare të klubit kampion të Francës-falenderoj drejtuesit për besimin që shfaqën tek unë. Sic e dini, ky klub gjithnjë ka pasur një vend të vecantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme sidomos për atmosferën unike të Parkut të Princave. Kthehem te ky klub me ambicie dhe përulësi, por edhe me një dëshitë të madhe për të punuar me disa prej futbollistëve më të talentuar në botë. Kjo skuadër ka një potencial fantastic dhe do të bëj gjithcka mundem bashkë me stafin tim për të optimizuar rezultatet në të gjitha kompeticionet’
Sfidanti.al