Ronaldo – Penaldo, si u vendos një rekord i ri në La Liga!

Reali i Madridit arriti të shënoi dy fitore radhazi në kampionatin spanjoll, mbas dy muajsh ndërprerjeje, duke triumfuar, në “Mestalja” ndaj Valencias 4-1, ndërkohë që Kristiano Ronaldo hyri edhe një herë tjetër në histori, duke shënuar dy gola me penallti. Klubi “mbretëror”, mbas eliminimit të papritur në Kupën e Mbretit nga Leganesi, arriti një fitore të rëndësishme në stadiumin e Valencias, ndërsa futbollisti më i mirë “Los Blankos” u bë lojtari që ka gjuajtur më shumë penallti sesa çdo kush tjetër në historinë e La Ligës spanjolle.

Ronaldo, me bluzën e Realit të Madridit, ka gjuajtur 72 herë nga “pika e bardhë” e 11-metërshit, duke humbur vetëm 12. Në ndeshjen e fundit me Valencian, ai shënoi golat e tij të 100-të dhe të 101-të nga penalltia në karrierën e tij. Me bluzën e Realit, në të gjithë konkurrimet, Ronaldo nga “pika e bardhë” ka shënuar 17 gola, me Mançester Junajtidin – po 17 dhe shtatë të tjerë me bluzën  e përfaqësueses së Portugalisë.

Sfidanti.al