Real ndryshoje këtë turp, Mesi ia kalon gjithë lojtarëve të tu!

Në pesë vitet e fundit, Madridi nuk ka shkëlqyer aspak në goditjet e dënimit. As kur ende pjesë e skuadrës ishte Kristiano Ronaldo. Gazeta “Marka” zbulon një statistikë sipas së cilës, Reali pati në dispozicion 191 goditje të tilla standarde, por arriti të kthente në gol vetëm 14 prej tyre. Kjo statistikë kthehet ndoshta në një turp pasi Lionel Mesi i vetëm ka shënuar më shumë gola nga “encet” në këta 5 vjet sesa të gjithë lojtarët “merenges”. Kapiteni i Barcelonës ka 28 rrjeta në 257 tentativa, pra afërsisht 1 gol për 9 gjuajtje.

“Marka” shkruan se Zidan po përpiqet shumë të gjejë një lojtar tipik për të ekzekutuar këto goditje dënimi. Ronaldo ishte më i miri për madrilenët, me 7 gola në 96 gjuajtje, me mesatare realizimi 7.29 për qind, ndërsa hera e fundit që Reali shënoi nga një situatë e tillë ishte në janar të këtij viti, kur e bëri Dani Sebajos.

Sfidanti.al