Nejmar, spektakël në fushë, spektakël në blerje..

Nuk ka më sekret kontrata e Nejmar  me Barcelonën. Një mal me para dhe futbollisti brazilian i ka bërë një “dhuratë vetes”, një shtëpi 7.2 milionë paund.
Prona e re e 24 vjeçarit është vendosur në Portobello, rreth një orë larg me makinë nga Rio de Janeiro. Gjithçka aty është luks, ku nuk mungon pishina, një fushë tenisi, si dhe 6 suita.

Shtëpia në Portobello është e fundit në vargun e shpenzimeve tejet të kushtueshme të Neymar, i cili më parë ka shpenzuar 3.6 milionë paund për një avion privat, si dhe 3 milionë paund për jahtin e tij.