Mesi vërteton (pjesërisht) Majkëll Ouenin, s’ka besnikëri në futboll!

Këto ditë ambienti i futbollit në Angli është tronditur nga debati i ashpër mes dy ish-ikonave të lojës, Majkëll Ouenit dhe Alan Shirerit, ku spikatën disa shprehje të ish-sulmuesit të Liverpulit, që më pas luajti për Realin, Njukasëllin e Mançester Junajtidin. “Nuk ka besnikëri në futboll”, – ishte “deviza” e Ouenit, duke sjellë shembullin e tij, të vetë Shirerit që, sipas tij, donte të kalonte tek Liverpuli, apo edhe të Liverpulit që donte të largonte Stiven Xherrardin dy vjet përpara sesa kapiteni të shkonte në SHBA.

Besnikëria në futboll mori një tjetër goditje nga lajmi mediatik se Lionel Mesi ka një klauzolë në kontratën e tij me Barcelonën, që e lejon të largohet në fund të çdo sezoni, nëse do të ketë dëshirë. Një lojtar që kërkon një klauzolë të tillë nuk mund të futet tek besnikët e përjetshëm, aspak siç ishin Toti, Rauli, Pujoli, Xherrardi apo Maldini. Kontrata e tanishme e Mesit me Barçën vlen deri në 2021, ndërsa ka bisedime për një rinovim.

Sfidanti.al