Mesi kërkoi dy lojtarë të Atletikos, por Barça u vonua siç di vetem ajo…

Leo Mesi, gjatë sezonit veror të transferimeve, rekomandoi që në “Kamp Nou” të sillen dy lojtarë të mirë nga Atletiko e Madridit, por klubi katalonjas reagoi me vonesë dhe mbeti duarbosh. Sipas asaj që boton media ditët e fundit, në agjendën e kërkesave të Barcelonës kanë qenë edhe dy emra lojtarësh të Atletikos.

Sipas rekomandimit të Mesit, Barça u përpoq që të blinte Saul Nigezin dhe Antoan Grizmanin, por klubi i nisi me vonesë këto përpjekje. Katalonjasit u bënë gati që të aktivizonin klauzolën e blerjës së Saulit me vlerë 80 milionë euro, por Atletiko njoftoi se ai kishte nënshkruar kontratë të re dhe se, kështu, klauzola e re kishte marrë një vlerë prej 150 milionë eurosh. Më pas, Barça orientua drejt Grizmanit, por mori një përgjigje të ngjashme. Vlera e klauzolës së sulmuesit francez ishte rritur nga 100 milionë në 200 milionë euro! Në fakt, Barcelona ofroi 140 milionë euro, por Atletiko e hodhi menjëherë poshtë këtë ofertë.

Sfidanti.al