Më në fund dikush ka besim te Kutinjo, ky është Ronald Kuman!

Përderisa shkëlqeu me Liverpulin e Jurgen Klopit, duhet të gjendet një mënyrë që ta bëjë këtë edhe me Barcelonën. Kështu ka menduar Ronald Kuman, trajneri i ri i katalanasve, për Filip Kutinjon, i cili luajti rol periferik në skuadrën e ish-teknikut Ernesto Valverde, dhe nuk u bë dot as pjesëtar i përhershëm i formacionit tek Bajerni i Hansi Flikut. Gjithsesi, “fshat e zanat” thotë populli, pra secili trajner ka mënyrën e vet të lojës, dhe lojtarët e preferuar. Për Kutinjon, një trajner i tillë qëlloi Kumani dhe ky është fat i madh sepse braziliani ishte në udhëkryqin më të rrezikshëm të karrierës. Kumani i ka thënë se e ka në planet e tij, ndërsa Barcelona po e falenderon holandezin që mund të fusë në punë një lojtar që kushtoi gati 160 milionë euro.

Sfidanti.al