Liga, Barcelona dhe Real Madrid nisin stërvitjet kolektive

Në Spanjë nisi zyrtarizht ‘Faza 2’ e stërvitjeve. Barcelona dhe Reali i Madridit dy rivalet e mëdha të futbollit iberik që janë në një garë të fortë për titullin këtë sezon, filluan stërvitjet kolektive sipas protokollit spanjoll. Katalanasit u ndanë në 2 grupe prej 10 futbollistësh.

Në grupin e parë ishin Piqué, Busquets, Suarez, Messi, Jordi Alba, Sergi Roberto, Vidal, Ansu Fati, Riqui Puig e Araujo. Ndërsa në të dytin bënin pjesë Semedo, Rakitic, Arthur, Lenglet, Griezmann, Braithëaite, De Jong, Junior Firpo, Collado e Monchu. Ndërsa portierët uvijuan stërvitjen individuale me përgatitësit e tyre.

Përsa i përket Realit të Madridit, Zinedine Zidane preferoi të ndajë futbollistët e tij në 3 grupe të cilët  kryen ushtrime fizike dhe me topin.

sfidanti.al