La Liga, çfarë miniere me futbollistë të talentuar..

La Liga ka më shumë lojtarë të mirë se çdo kampionat tjetër në Evropë, sipas revistës “World Soccer”. Në listën me 500 lojtarët më të mirë ka jashtëzakonisht shumë emra nga Spanja. Real Madridi është klubi që sjell më shumë lojtarë, 19. Ata janë Navas, Karvahal, Ramos, Varane, Pepe, Naço, Marselo, Kasemiro, Kros, Modriç, Isko, Asensio, Kovaçiç, Hames, Ronaldo, Bejl, Benzema, Morata dhe Vajeho. Pas Real Madridit renditet Bajerni me 14 lojtarë, ndjekur nga Barcelona, Çelsi dhe Juventusi. Për të vijuar me faktin që Spanja mbizotëron, Barcelona përfaqësohet nga këta lojtarë: Ter Shtegen, Alba, Umtiti, Pike, Roberto, Rakitiç , Iniesta, Buskets, Gomesh, Alkaser, Mesi, Nejmar dhe Suarez. Spanja kryeson edhe si kombëtare, me plot 47 lojtarë, e ndjekur nga Franca me 41.

sfidanti.al