Eufori e detyruar e Zidanes: Ronaldo është… një galaksi tjetër!

Reali i Madridit, në ndeshjen e fundit të La Ligës, arriti një fitore të vështirë 2-1 ndaj Eibarit në fushën e kësaj të fundit dhe meritë kryesore për këtë fitore ka asi portugez, Kristiano Ronaldo, që shënoi të dy golat.

Futbollisti portugez shënoi në min. e 34-t dhe 84-t. Për përformancën dhe golat e tij, Ronaldo mori komplimetet më të mira nga trajneri i tij, Zinedin Zidane.

“Ronaldo është nga një galaksi tjetër. Ai e di se kur duhet të shënojë, ai është unik dhe special. Statistikat flasin për të. Ai është, gjithnjë, pozitiv dhe, kur shënon dy gola, ai do të shënojë edhe golin e tretë. Ai është shumë i mirë”.

Sfidanti.al