Dembele vishet blaugrana; prezantohet si futbollist i Barcelonës

Tashmë është zyrtare, Ousmane Dembele është futbollisti i Barcelonës. Sulmuesi 20 vjecar që la radhët e Borussias së Dortmundit, mbërriti ditën e hënë në Camp Nou ku firmosi kontratën që e mban lidhur me nënkampionët e Spanjës për 5 vjet, proces që ndodhi pas kryerjes së viztave mjekësore. Më pas, Dembele që do të mbajë numrin 11 të Neymar, zbriti në dfushën e stadiumit mitik për t’u prezantuar përballë më shumë se 17 mijë tifozëve të pranishëm.

sfidanti.al