US Open, Nadal vs. Federer, pritet dueli i parë mes tyre në tokën amerikane

A ka dicka që mungon në rivalitetin më spektakolar në historinë e sportit? Përgjigja është Po; në 37 kapituj të një romani epik dhe të papërsëritshëm, Roger Federer dhe Rafael Nadal nuk janë përballur asnjëherë me njëri-tjetrin në US Open. Madje as në periudhën kur finalet mes tyre përcaktonin fituesin e Australian Open, Roland Garros dhe Wimbledonit. Por këtë vit, duke qenë se dy ikonat e tenisit vendosën të kthehen prapa në kohë dhe të ndajnë mes tyre turnetë Grand Slam si në epokën e tyre të artë, New Yorku bëhet në mënyrë të paevitueshme vendi që do të përcaktojë se cili nga këta dy të pavdekshëm do të jetë numri 1 i botës. Me dyshen tjetër të Fab Four, Djokovic-Murray jashtë turneut për shkak dëmrtimesh edhe pa Wawrinkën e Raonic, të gjithë mendojnë se  ky turne do të jetë një cështje e spanjollit dhe zviceranit. Por fati në short u argëtua jashtë mase teksa i vuri të dy legjendat e këtij sporti në të njëjtën anë të tabelës që do të thotë se ata me shumë gjasa do të luajnë në gjysmëfinale, pa ankthin e fitimit të trofeut. Nëse ne fund triumfon Federer do të jetë një cmenduri për të pasi do të ishte Grand Slami i tretë për të për 2017 dhe këtë e pranon ai vetë. Në krahun tjetër Nadal vjen në Flushing Meadoës si numri 1 i botës pas më shumë se 3 vitesh. Spanjolli ka mundur të triumfojë 2 herë në New York, por që nga 2013 ai nuk ka mundur të kalojë pragun e  1/8 e finaleve edhe pse në këtë pikë ndikim kanë pasur problemet fizike. Dukej se fusha e cementos nuk ishte më shtëpia e Nadal, por finalja e Australian Open tregoi të kundërtën dhe tani të gjithë po i bëjnë llogaritë me të. Sfida është e gjitha juaja, gjigandë të tenisit botëror!

sfidanti.al