Mbappe te PSG është fakt i kryer, Monaco e zëvendëson me Jovetic

Tashmë është fakt i kryer, Kylian Mbappe është përforcimi i radhës i Paris Saint German. Talenti 18 vjecar do të bashkohet këtë sezon me Neymar dhe Cavanin për të formuar një treshe sulmi të frikshëm duke ia përplasur përfundimisht portën në fytyrë Realit të Madridit. Sipas medias franceze, klubi parizien ka arritur akordin me Monacon për të marrë Mbappe në formën e huazimit për një vit me opsion blerjen përfundimtare të kartonit të tij për 180 milionë Euro, shifër ku përfshihen edhe disa bonuse të tjera. Një lëvizje e tillë nuk e gjeti të papërgatitur Monacon që kërkoi menjëherë zëvenësuesin e Mbappe, madje arriti ta gjejë atë.Bëhet fjalë për Stevan Jovetic i cili do të mbajë fanelën me Nr.10 pikërisht të Mbappe

sfidanti.al