Ç’po katranos klubi i magjisë, Barcelona humbet talente

Barcelona dita-ditës po humb gjithnjë e më shumë talente. Radhën e ka Erik Garsia, i cili do të transferohet te Mançester Siti. Klubi anglez do të paguajë 1.5 milionë euro për blerjen e lojtarit. Lajmi, në fakt, dihet prej disa ditësh, por tashmë gjithçka është e kryer.

Agjent i Garsias është ish-kapiteni i katalanasve, Karles Pujol. Ai i ka shprehur klubit se lojtari nuk kërkon të vijojë karrierën e tij te Barcelona. Garsia është qendërmbrojtës me karakteristika të ngjashme me Xherard Pikenë. Kjo tregon se Barcelona po humb virtytin e saj kryesor, akademinë e famshme me prurje të mëdha.