Barcelona dhe Atletiko nuk donin, shorti as nuk i pyeti fare

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit ka dhuruar një duel të hekurt, ose siç quhet ndryshe një finale të parakohshme. Atletiko e Madridit do të përballet me Barcelonën në luftën për t’u “kurorëzuar” si ekipi i Kupës në Spanjë. Nga ana tjetër, Alaveshi do të luftojë me Selta Vigon për një vend në finale.

Atletiko-Barcelona ishte një duel që të dyja skuadrat kanë dashur ta shmangnin, për të luajtur së bashku në finale, por fati i goglave vendosi t’i përballë bashkë për të dhuruar një gjysmëfinale të luftuar dhe emocionuese. Atletiko dhe Barcelona kanë qenë rivalë të fortë të njëri-tjetrit në vitet e fundit për shkak të konkurrencës për titullin kampion në Spanjë dhe për Ligën e Kampionëve.