Barça një tjetër problem, Rakitiç do të operohet!

Edhe pse sezoni duket i përfunduar me eleminimin nga Championsi, dhe me ligën thuajse të fituar, sidoqoftë, Barcelona nuk donte më tepër lajme të këqija sesa disfata me Romën. Ja ku i erdhi edhe një njoftim i tillë, pasi njëri nga lojtarët kryesorë, Ivan Rakitiç, do të duhet të mungojë disa kohë. Mesfushori kroat ka thyer një gisht në duelin ndaj italianëve dhe duhet të operohet.

Në një mesfushë me probleme, ku Iniesta është tepër i dobët fizikisht, dhe Buskets sapo është kthyer nga dëmtimi, mungesa edhe e Rakitiçit do të prishte shumë punë. Trajneri Valverde është i shqetësuar pasi La Liga ende nuk është fituar tërësisht, ndërsa asnjë tifoz nuk do të donte një turpërim nga Reali në “Kamp Nou”, kur të vijë El Klasiko i radhës.

Sfidanti.al