Kush është trajneri më dorëshpuar? Sipas Transfermarkt….Jose Mourinho

Kjo dihet, ka trajnerë e trajnerë; ka nga ata që preferojnë të bazohen në profile me rendiment të sigurt dhe janë gati të bëjnë shpenzime të mëdha, ka të tjerë që kërkojnë lojtarë të rinj për t’u dhënë vlera apo talented ende të panjohur duke bërë klubet që të kursejnë.

Në klasifikimin e publikuar nga Transfermarkt, vëmendja është përqendruar te kategoria e parë e trajnerëve thënë ndryshe ‘dorëshpuarit’ dhe suprizat janë shumë të pakta. Emrat janë ata që shkojnë në mendjen e të gjithëve, ajo që bën përshtypje është se 5 prej tyre e kanë kaluar kufirin e 1 miliard Eurove të shpenzuar në 20 vjet në merkaton e transferimeve për të blerë futbollistë të rinj.

‘Kampion’ në këtë aspekt është Jose Mourinho që i afrohet kufirit të 100 blerjeve me portugezin me 1.59 miliardë Euro të shpenzuara. Në podium është edhe Guardiola  që është i dyti me 1.32 miliardë Eurove por diferenca është se katalanasi i ka shpenzuar këto në një kohë më të shkurtër duke regjistruar shpenzime mesatare më të larta. Carlo Ancelotti është në vendin e tretë, trajnerë këta që jo rastësisht kanë drejtuar skuadra të pushtetshme dhe shumë të pasura.

Në klasifikimin e 10 trajnerëve më ‘dorëshpuar’ janë edhe dy trajnerë të Serisë A italiane, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, ndërkohë që figurojnë edhe Pellegrini,  Simeone, Wenger, Valverde dhe Benitez.

Sfidanti.al