Neymar, ‘gol’ në portën e Trapp; lidhje me të fejuarin e portierit?

Ndërsa Ligue 1 është e mbyllur dhe Paris Saint Germaini përgatit Ligën e Kampioneve të muajit gusht, një lajm gossip i bujshëm vjen nga dhomat e zhveshjes së skuadrës kampione të Francës. Neymar që është i fejuar me Bruna Marquezine duket se ka një  lidhje me Izabel Goulart, modele dhe e fejuara e ish shokut të tij të skuadrës Kevin Trapp që për më tepër është edhe një shoqe e ngushte e vetë të dashurës së sulmuesit.

Ajo që e lëshoi këtë lajm të bujshëm ne kategorinë e kronikave rozë është revista ‘Chi’ me këtë të fundit që nënvizon se Goulart dhe Trapp janë duke projektuar martesën e tyre.

‘Askush nuk flet, por netëve në Paris, në sekret të madh, është krijuar një cift i ri. Ai është futbollisti i Paris Saint Germainit, Neymar dhe ajo modelja e njohur braziliane, Izabel Goulart-lexohet tek revista Chi-por sa keq që të dy janë fejuar me persona të tjerë’.

Sfidanti.al