Kush do ta zëvendësojë Lukakun te Junajtidi? Mejsoni apo Sançezi…

Romelu Lukaku tanimë është larguar nga “Old Traffordi” me destinacion Interin, por, sidoqoftë, trajneri i “djajve të kuq”, Ole Solskjer, nuk është shumë i shqetësuar për zëvendësimin e tij.

Solskjeri që është i ndergjegjshëm se klubi ka fituar shumë para nga shitja e sulmuesit belg, thotë se ai tanimë e ka gjetur zëvendësuesin e Lukakut dhe se ai është Mejson Grinud, ndërkohë që shansin e tij do të ketë edhe një herë tjetër Aleksis Sançez.

“Lukaku kishte rezultate shumë të mira, ndërkohë që unë shpresoj se Mejsoni do të luajë më shumë e mirë edhe gjatë sezonit të ardhshëm dhe do ta shfrytëzojë shansin e tij. Sidoqoftë, shansin e tij do ta ketë edhe Sançezi”, deklaroi Solskjeri.

Sfidanti.al