Kur paraja bën ligjin; Real Madrid klubi më i cmuar i Evropës

Reali i Madridit mbylli një prej sezoneve më zhgënjyese në historinë e tij, por kjo duket se nuk ka ndikuar në treguesit ekonomikë të tij. përkundrazi, në këtë aspekt gjërat duket se po shkojnë mrekullisht për ‘Los Blancos’. Sipas studimit ‘The European Elite 2019’ të kryer nga kompania konsulente KPMG, Reali i Madridit është klubi më i cmuar në Evropë me një vlerë prej 3.224 mld Euro

Kjo është hera e parë në 4 vjet që publikohet një studim i tillë që Reali i madridit kryeson këtë klasifikim pasi parakaloi Mancester Junajtid që ka një vlerë prek 3.207 mld Euro. Në vendin e tretë është ngjitur Bajerni i Mynihut duke spostuar një shkallë më poshtë skuadrën e Barcelonës. KPMG për studimin e saj u bazua te të dhënat financiare të klubeve të sezoneve 2016/2017 dhe 2017/2018, sezone ku Reali i Madridit arriti të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve.

Reali i Madridit ishte klubi që në sezonin 2017/18 siguroi më shumë të ardhura me 743 milionë Euro duke lënë pas Barcelonën me 689 milionë dhe Mancester Junajtid me 666 milionë Euro. Kostoja e skuadrësishte sa 58% e të ardhurahe dhe që nga 1 janari i këtij viti, Reali i Madridit po rezulton se klubi me më shumë ndjekës në rrjetet sociale; 230 milionë ndjekës në të gjithë botën.

Por studimi flet edhe për një rënie në vlerën e futbollisteëve të Realit të Madridit. Në 1 janar të 2019, vlera e merkatos e lojtarëve të klubit merenges ishte 958 milionë Euro dhe vetëm 3 klube e kalojnë atë në këtë aspekt; Mancester Siti me 1.182 miliardë Euro, Barcelona me 1.111 mld Euro dhe Liverpuli me 1.038 mld Euro.
Vetëm 2 futbollistë të Realit të Madridit figurojnë mes 30 lojtarëve me vlerën më të lartë të merkatos ne platformën Football Benchmark të vetë KPMG; gjermani Toni Kros që është i 18 me 93 milionë Euro dhe Rafael Varan i 29 me 83 milionë Euro

Studimi i KPMG analizon situatën ekonomike të 32 klubeve evropiane duke rikonfirmuar hegjemoninë e klubeve angleze. Janë 9 klube të Premier Leeagues, 6 nga të cilat janë në dhjetëshen më të mirë në këtë aspekt, ndërkohë që Spanja ka 6 klube me financa vërtet shumë të mira; Reali i Madridit, Barcelona, Atletiko Madrid, Sevija, Atletik Bilbao dhe Vijarreal; është përjashtuar nga lista Valencia që sezonin e kaluar ishte e 32

sfidanti.al