Kur e thotë Godin: Ky Inter më kujton Atletikon që fitoi La Ligan në 2014

Interi është si Atletiko Madrid që u shpall kampion I Spanjës në vitin 2014. Diego Godin nuk ka asnjë dyshim për këtë teksa bën krahasimin mes klubit zikaltër dhe Los Colchoneros të Diego Pablo Simeone në një intervistë për median italiane

‘Shoh shumë gjëra te ky Inter që më kujtojnë Atletikon që fitoi La Ligan në sezonin 2013/2014-tha Diego Godin në intervistën e tij-më kujton ambientin në dhomat e zhveshjes, shpirtin e grupit, dëshirën për të qëndruar së bashku, për të punuar e bërë mirë. Konte është I ngjashëm me Simeone. Mjafton të shohësh sesi I përjetojnë ndeshjet, një futbollist në fushën e lojës e percepton të energji dhe ju garantoj se në stërvitje është e njëjta gjë. Duhet të bëjmë atë që bëri Atletiko në atë vit; të shohim ndeshje pas ndeshje’

Hapi tjetër në fakt është derbi I Madonninës, një prej ndeshjeve që pritet më shumë në të gjithë sezonin.

‘Nuk e kam luajtur asnjëherë derbin e Milanos, por e njoh, e shihja në televizor-vijoi Godin- e di sesi duhet jetuar e luajtur një ‘Clasico’ kështu. Tifozët janë thelbësorë edhe në sukseset evropiane. Një klub ka nevojë për mbështetësit e tij, entuziazmin dhe inkurajimin e tyre në momente pozitive dhe ato negative që do të jenë të paevitueshme dhe Interi e ka të gjithë këtë’.

Sfidanti.al