Quhet Said Molaei dhe është priotagonisti I një historie shumë të shëmtuar.Përpara 3 javës, në Botërorin e Xhudos në Tokio, në ndeshjet e kategorisë deri në 81 kg, kampioni iranian në fuqi u bë objekt I presioneve dhe kërcënimeve nga autoritetet e vendit të tij që të mos fitonte në mënyrë që të evitonte përballjen me izraelitin Sagi Muki që më pas u bë edhe kampioni I ri I botës në këtë kategori.
Kjo cështje nuk mbeti pa u vënë re duke qenë se u verifikuan edhe disa takime anormale në zonën e nxemjes që shkaktuan lot zemërimi e frike te Molaei që e mbylli garimin në peshën deri në 81 kg në vendin e pestë. E humbi apo nuk donte të fitonte? Kjo pak rëndësi ka, por ato lëvizje të cuditshme u pikasën dhe presidenti I Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, hyri menjëherë në veprim duke marrë nën tutelë Molaein, por edhe duke aktivizuar të gjitha procedurat e rasteve të tilla duke pezulluar Federatën Iraniane të Xhudos duke nisur nga kjo e mërkurë.
Bëhet fjalë për një pezullim paraprak nga të gjitha aktivitetet të kësaj Federatë si dhe nga aktivitetet administrative e sociale të organizuara apo autorizuara nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos dhe nga Unionet Kontinentale.
Sfidanti.al