Mia Kalifa, tifozja sexy që urren Arsenalin: Jam me cdo skuadër që luan kundër

Uatfordi te dielën kishte një tifoze më shumë në ndeshjen me Arsenalin në Premier Leaguen angleze. Bëhet fjalë për Mia Kalifën ish aktoren libaneze e filmave për të rritur, e cila ishte në stadium duke festuar golin e parë të Hornets duke hedhur mbi vete birrë. Mia Kalifa në të vërtet është një tifoze e Uest Hemit, që është një klub londinez ashtu sikurse dhe Arsenali.

Dhe kjo është arsyeja e festës së saj për golat e Uatfordit në barazimin 2-2 në këtë përballje me Topcinjtë. ‘Duhet të jem e sinqertë-tha Mia kalifa në një postim të saj në Instagram-mbështes cdo skuadër që luan kundër Arsenalit’.

Sfidanti.al