Kolarov vetngushellohet: Rumunët as vetë nuk e dinë sesi i bënë dy golat

Kapiteni i Serbisë, Aleksandar Kolarov, nuk e fshehu zhgënjimin e tij, duke qenë se ekipi i tij nuk arriti më shumë se 2-2 në fushën e vet në ndeshjen e Ligës së Kombeve me Rumaninë. Serbët e dominuan pothuajse plotësisht ndeshjen, duke kaluar dy herë në avantazh me anë të Mitroviçit, por, sidoqoftë, loja e mirë serbëve nuk u kurrorëzua me sukses.
“Ne prisnim që të fitonim, pasi luajtëm mirë dhe e domunuam ndeshjen, kurse rumunët vetëm se mbroheshin. Ata as vetë nuk e dinë sesi i bënë dy golat. Jam shumë i zhgënjyer nga rezultati, por, megjithatë, ne jemi ekipi më kualitativ në grupin tonë”, vuri në dukje Kolarovi. Ndeshjen e ardhshme Serbia e ka me Malin e Zi.
Sfidanti.al