Kambana e Morientes: Ramos është i veçantë, mos e lini të ikë!

Legjenda e Realit të Madridit, Fernando Morientes, konsideron se klubi madridas në asnjë mënyrë nuk duhet ta lejojë Serhio Ramosin që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Sikurse thuhet, Ramosi nuk i ka marrëdhëniet të mira me presidentin e klubit, Florentino Peres, dhe do që të ndryshojë mjedis. Vetë njeriu nr.1 i Realit e pranoi se kshte patur një takim me kapitenin e Realit, Ramos, që i kishte bërë të ditur atij se donte të ndryshonte mjedis, sepse kishte një ofertë mjaft të mirë nga një klub kinez.

Sidoqoftë, ende nuk dihet sesi do të shkojë kjo punë, por Morientesi konsideron se, nëse Ramosi do të largohet, atëherë Reali edhe sezonin e ardhshëm do të mbesë pa trofe.

“Do të jetë shumë keq, nëse Ramosi do të largohet. Sigurisht që lojtarët vijnë dhe ikin. Kështu edhe Kristiano Ronaldo erdhi dhe iku, por Ramosi është i veçantë, sidomos si kapiten. Ikja e tij do të krijojë mjaft probleme, sepse nuk ka asnjë tjetër si ai”, vuri në dukje Fernando Morientes.

Sfidanti.al