PSZH-ja po mbledh milionat që “t’ia grabisë” De Lightin Barcelonës

PSZH-ja kampione e Francës ka hyrë në garë për kapitenin e Ajaksit, Matijs De Light, shkruan media franceze, ndërkohë që ky qendërmbrojtës i shkëlqyer 19-vjeçar është bërë aktualisht një nga më të kërkuarit në botë. Deri tani, si klub favorit kryesor për firmën e futbollistit holandez ka qenë Barcelona, por tani në skenë dolën edhe “të shenjtët” e pasur që janë gati të paguajnë 85 milionë euro për De Lihtin, madje janë gati të paguajnë edhe provizionin e kërkuar nga agjenti i tij, Mino Rajola që, sipas medias, kërkon për vete një provizion prej 14 milionë eurosh, megjithëse ai, momentalisht, është i pezulluar nga UEFA. Ai vetë nuk mund të përfshihet direkt në procedurat transferuese, por bashkëpunëtorët e tij punojnë nën komandën e Rajolës.

Në këto kushte, transferimi i De Lightit te Barceloha është stopuar, sepse klubi katalonjas nuk ka ndërmend që t’i paguajë Rajolës provizionin e kërkuar prej tij.

Kështu, në garë për De Lihtin kanë mbetur vetëm dy klube, Barcelona dhe PSZH-ja, e cila, në fakt, nuk e ka problem që ta paguajë shumën e kërkuar nga Rajola, madje është gati që t’i japë De Lightit një pagë më të madhe sesa ofron klubi katalonjas.

Sfidanti.al