Jerome Boateng në telashe, rrezikon 5 vjet burg për dhunë e keqtrajtim të ish-bashkëshortes

Jerome Boateng mund të dënohet me burg për dhunë gjinore. Mbrojtësi gjerman, kampion bote në 2014 është denoncuar nga ish bashkëshortja e tij për dhunë dhe keqtrajtim. Në 10 dhjetor futbollisti do të duhet të paraqitet në gjykatë për të dëshmuar. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe denoncuesjta që do të tregojë edhe provat e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga keqtrajtimi i Boateng.

Edhe pse  denoncimi është bërë në shkurt të 2019, vetëm në shtator të këtij viti cështja kaloi në instancën  vijuese. Deri tani futbollisti është mbrojtur nga akuzat duke pohuar se është një cështje private, kryesisht e bazuar nga pretendime pa prova nga palë të treta

Megjithatë, drejtësia siguron se ekziston një video që verifikon fjalët e ish bashkëshortes së Boatenhg. Nëse akuza do të pranohet, atëherë futbollisti do të duhet të kryejë 5 vjet burg edhe pse disa media gjermane po ngrenë hipotezën se ai mund të paguajë një gjobë dhe të qëndrojë i lirë.

Sfidanti.al