Inter, sirena angleze për Godin; duel mes Tottenham e Manchester United

Diego Godin kishte imagjinuar një eksperiencë ndryshe te Interi, por mbrojtësi uruguajan nuk mundi asnjëherë të bindë plotësisht trajnerin Conte, me këtë të fundit që shpesh e preferonte kundrejt të riut Bastoni. Kështu që në fund të sezonit rrugët mes Godin dhe klubit zikaltër mund të ndahen me mbrojtësin që mund të transferohet në Premier League ku nuk mungojnë klubet që I vlerësojnë aftësitë e tij.

Sipas tabloidit britanik, dy janë skuadrat që mund të nisin një duel për Godin dhe bëhet fjalë për Tottenhamin dhe Manchester United. Te Hotspurs, Mourinho kërkon përforcime në prapavijë dhe sheh si kandidatin ideal pikërosht Diego Godin të cilin e kërkoi edhe kur ishte në pankinën e Manchester United. Me Vertonghen që është drejt largimit, Mourinho kërkon të shfrytëzojë eksperiencën e Godin edhe për të ndihmuar të rinjtë Davinson Sanchez dhe Japhet Tanganga.

Por Godin pëlqehet edhe nga Manchester United. Pasi mori Maguire, verën e kaliuar, Solskjaer kërkon që të marrë edhe uruguajanin për të blinduar akoma më shumë repartin e mbrojtjes.

Sfidanti.al