Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro; tratativa me Interin

Barcelona e ka seriozisht për Lautaro Martinez dhe kjo nuk është aspak një gjë e re. Ajo që është e re në këtë histori të paktën sipas të përditshmes ‘Sport’ është shfaqja e disponibilitetit të Interit për të nisur tratativat me katalanasit për sulmuesin argjentinas, por duke vendour edhe kushte, sic është përfshirja në bisedime e disa futbollistëve të Barcelonës.

Një prej këtyre futbollistëve, është padyshim Arturo Vidal për të cilin Interi u përpoq shumë edhe në merkaton e muajit janar. Por përvec kilianit, gjithnjë sipas Sport, Barcelona mund të përfshijë edhe 2 futbollistë të tjerë në këtë operacion.

Gjithsesi ky është vetëm fillimi I një telenovele. Në këtë moment është e pamundur të diskutohet dicka e tillë për shkak të krizës së shkaktyuar nga coronavirusi. Për më tepër interes për Lautaro Martinez kanë shfaqur edhe Manchester United, Manchester City e Chelsea, ndërsa Interi, për hir të së vërtetës ka nisur bisedimet me futbollistin për rinovimin e kontratës të shoqëruar edhe me një rritje page, ndërkohë që  mbetet për t’u përcaktuar klauzola e zgjidhjes së saj.

Por opsioni Barcelona e tërheq Lautaro Martinez që do të ishte I lumtur të luante përkrah Messit si në La Liga ashtu edhe në kombëtaren argjentinase. Sido që të mbyllet kjo histori, është e qartë se Barcelona nuk do të heqë dorë nga ‘preja’ e saj. Lautaro në Spanjë është një obsesion I ëmbël, ndërsa Marottës dhe Contes I duhet të vendosin nëse do ta mbajnë atë, apo do të shndërrojnë talentin e tij në fitime financiare.

Sfidanti.al