Ikardi tremb Interin, braktis stervitjen, ne dyshim ndaj Krotones

Vazhdon momenti jo i mire per Interin. Zikaltrit qe nuk njohin fitore prej 9 ndeshjesh, dhe qe nuk jane perforcuar ashtu sic do te donte Spaleti,  tani duhet te shqetesohen edhe per gjendjen e kapitenit te tyre, Mauro Ikardi.

Sulmuesi argjentinas e la perpara kohe qendren stervitore te Interit dhe dyshohet se Ikardi ka pesuar nje demtim muskular dhe pritet te behet vleresimi per shkallen e ketij demtimi por edhe per situaten e futbollistit nese do te luaje ndaj Krotones apo jo.

Sfidanti.al