Haleluja në Vlorë, arbitrat papritur e dashurojnë, urrejtja vret Partizanin

Të gjitha rrugët të çojnë tek..arbitri! Ora e Partizanit ka mbetur në Vlorë, tek humbja dhe pikërisht tek.. arbitri. Edhe në ndeshjen e Kupës, përsëri një episod i dyshimtë në kurriz të Partizanit dhe mjerë ai që kujton se janë trille të rastesise. Sa më shumë lufton stafi i Partizanit për të rrëzuar presidentin e vjetëruar nga froni, aq më shumë e ndjen dhimbjen që i vjen nga bilbili, ai që “pret” kokën e golave. Ky i fundit mbante emrin e Prognit,  dhe magjia më e madhe është se vlonjatët nuk kanë më frikën e djallit , të paktën këto javë. Nuk e dëgjon më trajnerin Duro të thotë se bën taktikë plus edhe për masat ndaj arbitrave, madje fati s’mbahet kur nuk ka përballë as mikun-armik, Starovën, pasi është dënuar  gjatë, 8 javë.Si për të prishur syrin e keq të atyre që thonë se s’ka dënime kur ka ..votime! Klevis Dalipi, trajneri i dytë i Partizanit, edhe pse qan për mospraninë e Starovës, ka shansin të luajë filmin 8 javor  “ Klevisi ecën vetë..”

 

Humbje përsëri në Vlorë dhe  episode të dyshimta?

Humbja më e madhe ishte në kampionat, pasi humbën 3 pikë. Kupa ka specifikë tjetër. Bardhi nuk ka marrë pjesë fare në aksion, ndërsa Progni ka shënuar një gol të rregull sipas meje. Arbitri nuk mund t’i bie bilbilit nëse nuk ka kontakt të pastër. Unë mendoj se ishte gol i pastër rasti i minutës së 4-t.

Pse thuhet njerëzore sa herë gabon portieri Hoxha ?

Është e vërtetë që para 3 ditësh skuadra nuk i zbatoi të gjitha detyrat, pasi skuadra është ndërtuar e re. Për pak ditë, bashkë me Starovën ne i rregulluam disa gjëra, dhe sot patëm një performancë më të mirë. Këta nuk janë sulmues të mirëfilltë. Ia kemi kërkuar dhe klubit që të vendosë, por në merkaton e dimrit është e vështirë të gjesh lojtarë të lirë. Për gabimin e Alban Hoxhës, është njerëzore, dhe një fat i keq për të.

 E ke më të lehtë kur e ke Starovën afër, apo kur nuk e ke fare?

Duhet ta kuptosh, që pozicioni im është delikat. Nuk jam trajneri i parë. Starovën duhet ta kem afër, pasi ia vlen të marrësh këshilla të vlefshme për lojën