Icardi, foto me pajisje hiperbarike, ndizen sirenat e alarmit te tifozët e PSG

Mauro Icardi ishte një prej disa mungesave të PSG në ndeshjen e kësaj të shtune ndaj Dijonit. Argjentinasi nuk u srtërvit së fundi me skuadrën e tij për shkak të një gastroenteritis muskular, por ndezi sirenat e alarmit te tifozët e skuadrës kampione të Francës me anë të një fotoje të postuar në Instagram Story ku ai shfaqej me një pajisje hiperbarike që ka një formë të ngjashme me atë të maskës së oksigjenit.

Në këtë pikë Icardit iu desh që të japë shpjegimet për këtë foto dhe të qetësojë ankthin e tifozëve. ‘për të gjithë ata që pyesin, është një pajisje hiperbarike që e kam në shtëpi dhe që përdoret për parandalimin e dëmtimeve dhe që ndihmon në rikuperim më të shpejtë pas ndeshjeve dhe stërvitjeve etj,etj-tha Icardi-me të merret oksigjen i pastër me një presion 3 herë më të lartë se ai atmosferik’.

sfidanti.al