Ibrahimovic larg MLS? Pritet të bashkohet me De Rosin te Boca Jr

Aventura e Zlatan Ibrahimovic te Major League Soccer duket se po shkon drejt fundit. Sulmuesi suedez është shumë pranë një eksperience të re në Amerikën Latine te Boca junior. Media në Argjentinë është e sigurt për këtë teksa thekson se Ibrahimovic nuk do të rinovojë kontratën me Los Angeles Galaxy e cila skadon në 31 dhjetod dhe I ka kërkuar agjentit të tij Mino Raiola që të studiojë opsionin e kalimit te Boca Junior ku është edhe Daniele De Rosi

Ibrahimovic që në 3 tetor do të festojë 38 vjetorin e lindjes së tij ka lënë gjurmë në kampionatin amerikan të futbollit teksa ka shënuar 49 gola në 53 ndeshje, por që nga transferimi I tij në MLS në 23 mars të 2018, nuk ka marrë kënaqësitë që të jep fitorja e trofeve. Sezonin e kaluar, LA Galaxy mbeti jashtë zonës së playoffit, ndërsa këtë vit është në garë të plotë në Konferencën e Perëndimit.

Sfidanti.al