Ibrahimovic arrin objektivin; 501 gola në nivel klubesh

501 herë Ibrahimovic. Me dygolëshin e shënuar ndaj Crotones, sulmuesi I Milanit kalonm kufirin e 500 golave të shënuar në rang klubesh me Malmoe, Ajax, Juve, Barcellona, Milan, Inter, Psg, Manchester United dhe LA Galaxy  në të gjitha kompeticionet.

Me fanelën e Milanit duke marrë në konsideratë edhe etapën e parë në sezonet 2010/11 dhe 2011/12, suedezi ka 83 gola të shënuar, ndërkohë që skuadra me të cilën ka shënuar më shumë është Paris Saint Germaini me 156 gola

Ja shpërndarja e golave të shënuar nga Zlatan Ibrahimovic në klubet ku është aktivizuar gjatë karrierës së tij.

Klubet                    Ndeshje     Gola

Psg                           180             156

Milan                      122               83

Inter                        117                66

LA Galaxy               58                53

Ajax                         110               48

Man.United            53               29

Juventus                  92              26

Barcelona                46              22

Malmoe                    47              18

Gjithsej                   825           501

Sfidanti.al

0000000000000000000