Champions League, UEFA e zyrtarizon; Leipzig-Liverpool do të luhet në Budapest

Ndeshja e parë e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Leipzigut dhe Liverpoolit do të luhet rregullisht në 16 shkurt në orën 21:00, jo në Gjermani por në Puskas Arena të Budapestit.UEFA e mori vendimin për shkak të masave kufizuese të qeverisë gjermane për të parandaluar Covid-19 duke mos lajuar fluturimet nga dhe në drejtim të Britanisë deri në 17 shkurt.

Pra kjo sfidë do të luhet në një fushë neutrale që vetë UEFA e vbëri të ditur një një komunikatë të shkurtër zyrtare për shtyp.

‘UEFA konfirmon se ndeshja e parë e 1/8 të finaleve të Champions League mes Leipzig dhe Liverpool do të zhvillohet në Puskas Arena të Budapestit. Data dhe ora e kësaj sfide nuk do të ndryshojnë-lexohet në komunikatën e UEFA-falenmderojmë Leipzig dhe Liverpool për bashkëpunimin e tyre të ngushtë në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem ashtu sikurse edhe Federatën Hungareze të Futbollit për mbështetjen dhe që pranoi të presë këtë ndeshje’.

Sfidanti.al