Holanda, Robben firmos dorëzimin: Jemi jashtë botërorit, s’do të fitojmë kurrë 7-0 me Suedinë

Holanda  nuk do të jetë në Botërorin e Rusisë.  Për këtë është i sigurt Arjen Robben është  i sigurt i cili nuk ngurroi të ngrejë flamurin e bardhë pasi pa fitoren 8-0 të Suedisë  ndaj Luksemburgut,  një rezultat që e bëri të pavlefshme fitoren 3-1 të Holandës ndaj Bjellorusisë. ‘Të djeg e të bën të ndihesh keq, por për fat të keq është pjesë e sportit-tha Robben për NOS-pas fitores së Suedisë nuk  mund të bësh gjë tjetër vecse të luash nme zemër, por suksesi 8-0 ndaj Bjellorusisë ishte i pamundur dhe fitorja 7-0 ndaj Suedisë nuk do të ndodhë kurrë. Kur dëgjon se kjo skuadër fitoi 8-0 është një goditje e rëndë. Për më tepër, ne në pjesën e parë ndaj Bjellorusisë nuk është se krijuam shumë raste’. Holanda është në vendin e tretë në grupin A të eliminatoreve me 3 pikë më pak se Suedia, por kjo e fundit e ka golavarazjhim me 6 gola më shumë se Tulipanët e Dick Advokaat.

Sfidanti.al