Girl Power; rekordet e rëndësishëm të Botërorëve të futbollit…ne duart e femrave

Që futbolli i femrave ka fituar shumë popullaritet, po vihet re në Botërorin që po zhvillohet në Francë dhe që po shkon drejt fundit. Tashmë janë thyer rekordet e shikueshmërisë në stadium për këtë eveniment dhe ai i audiencës në televizione që konfirmon gjtihcka u tha më sipër. Por ajo që shumë persona nuk dinë është se janë dy rekorde të rëndësishme përsa u përket kampionateve botërorë femra e meshkuj që janë pikërisht në duart e femrave; rekordi për pjesëmarrjen në këtë kompeticion dhe ai i golave të shënuara në Kupat e Botës.

Dhe në të dyja këto raste, rekordi shkon pikërisht në Brazil dhe protagoniste janë Miraildes Maciel Mota ‘Formiga’ dhe Marta. ‘Formiga’ mban rekordin për pjesëmarrjen në botërorë, në 7 të tillë, dicka që e regjistroi në ndeshjen e 9 qershorit kundër Xhamajkës. Mesfushorja 41 vjecare e Paris Sën Zhermenit ka lënë pas në këtë aspekt japonezen Homare Sava me pjesëmarrjen e saj në 6 botërirë. Në kampin e meshkujve, rekordin e mbajnë meksikanët Rafael markez e Antonio Karbahal e gjermani Lotar Mateus me 5 pjesëmarrje në botërorë. ‘Formiga’ debutoi me përfaqësuesen braziliane në Botërorin e Suedisë në 1995 kur ishte vetëm 17 vjec

Rekordi jetër i përket mbretëreshës së futbollit të femrave, Marta Vieira da Silva, golashënuesja më e mirë në historinë e Kupave të botës femra e meshkuj. Sulmuesja 33 vjecare në ndeshjen e Brazilit me Italinë në fazën e grupeve shënoi golin e 17 të saj duke lënë pas sulmuesin gjerman Miroslav Klose që ka rekordin në kampin e meshkujve me 16 finalizime. për më tepër, Marta është edhe e vetmja futbolliste që ka shënuar gol në 5 kampionate bote të futbollit.

sfidanti.al