Markez i papërmbajtshëm në Gjermani, pole positioni i 10 radhazi

Mark Markez dominon provat kualifikuese në Cmimin e Madh të Gjermanisë ku fitoi pole positionin e 10 radhazi. piloti spanjoll i Hondës e përshkoi pistën e Zahzeringut me kohën e jashtëzakonshme 1 minutë 20 sekonda e 195 të mijtat duke lënë pas Kuartararo dhe Maverik Vinjales të dy me motorë të markës Jamaha.

Me paraqitjen e bërë gjatë këtyre provave, Markez vendosi me prepotencë kandidaturën edhe për fitoren e garës të së dielës. Rivalët e tij më të afërt që do të nisen me të në vijën e parë të startit janë Kuartararo që i mbylli provat zyrtare me 205 të mijtat më shumë si dhe spanjolli Maverik Vinjales që ishte vetëm 6 të mijtat larg Kuartararos

Kjo e shtunë ishte negative për Valentino Rossin dhe Jamahën e tij. Doktori u rendit në vendin e 11, ndërkohë që akoma më keq shkuan gjërat për Dukatin zyrtar, Petruci do të nisë garën e së dielës nga vendi i 12, ndërsa Doviciozo nuk arriti të kalojë sesionin e parë të provave dhe garën do ta nisë nga vija e pestë e startit.

sfidanti.al