FIFA 20, skuadra e vitit, I përjashtuari I madh… Kristiano Ronaldo

Viti I ri nisi në  mënyrën më të mirë të mundshme për Kristiano Ronaldon që shënoi një tripletë në sfidën me Kaljarin, por kjo nuk I mjaftoi sulmuesit portugez të Juventusit që të hyjë në formacionin e vitit të lojës së famshme kompjuterike FIFA 20 me këtë të fundit që përpiloi ekipin e 11 lojtarëve titullarë të sezonit të kaluar.

Sic u përmend, fenomeni portugez nuk është në këtë ekip duke e humbur vendin e tij kundrejt Mane, Messi dhe Mbappe që përbëjnë repartin e sulmit. Përsa I përket pjesës tjetër, portier është zgjedhur Alison, në mbrojtje janë Aleksandër-Arnold, De Ligt, Van Dajk dhe Robertson, ndërsa reparti I mesfushës ka De Brëjne, De Jong dhe Kante. Kushedi se si do të reagojë Kristiano Ronaldo pas këtij përjashtimi.

Sfidanti.al