Ne thjesht u trembëm nga Arsenali! Kjo është e gjitha për Bonuçin

Në ndeshjen e fundit të Ligës së Evropës kundët Arsenalit, Milani hyri në një formë shumë më të mirë sesa klubi londinez, por, sidoqoftë, duelin e ndërsjellë ekipi italian e humbi 0-2, në San Siro, duke e bërë mjaft të vështirë kualifikimin për në çerekfinale të kësaj Lige. Arsyen e kësaj humbjeje u përpoq që ta shpjegonte një nga lojtarët më me përvojë të Milanit, mbrojtësi Leonardo Bonuçi, që vuri në dukje se ekipi i ri i Milanit u tremb nga Arsenali.

“Ne hymë me një mentalitet krejt të gabuar në këtë ndeshje. Ne jemi një ekip i ri dhe mund të  them se ne, thjesht, u trembëm nga

Arsenali. Futbollistët e tij vrapojnë shumë dhe janë më kualitativë, kurse ne bëmë gabime kalamajsh. Kur ju nuk luani si një ekip i tërë, atëherë, keshtu do të përfundoni, si ne. Dhe nuk gabuan vetëm të rinjtë, por edhe ata me përvojë. Ndoshta, ne ishim më shumë sesa duhet të eksituar, për shkak të kundërshtarit që kishim përballë. Sidoqoftë, në pjesën e dytë, ne ishim më të mirë. Po të luajmë kështi gjatë 90 minutave në Londër, atëherë, ne do të kemi shans që të fitojmë në Londër”, vuri në dukje Bonuçi.

Duhet të theksohet se Milani hyri në ndeshjen me Arsenalin mbas 13 ndeshjeve pa u mundur, kurse, të enjten e ardhshme, në “Emirate”, duhet të bëjë një mrekulli që të kualifikohet.

Sfidanti.al