Murinjo: Po të kisha mundur, do të kisha bërë 11 zëvendësime!

Kur ndeshja në Belgjikë përfundoi, skuadra e tij bëri dushin dhe gjithkush u ul në ndenjësen e tij në autobusin e klubit, trajneri i Totenhemit nuk mundi të mos e bënte publik mendimin e tij. “Shpresoj që gjithskush në këtë autobus të jetë po kaq i tronditur sa edhe unë, – shkroi Zhoze Murinjo në Instagram, – një paraqitje e keqe meriton një rezultat të keq. Nesër (sot) kemi stërvitje në orën 11 paradite”.

Ky ishte ndëshkimi i tij për yjet milionerë që nuk “i luajtën këmbët” përballë një skuadre që vlente kushedi sesa herë më pak sesa ata. Portugezi u shpreh pas ndeshjes së Ligës së Europës (humbur 0-1) se “bëra 5 zëvendësime, 4 brenda minutës, por po të kisha mundur do të kisha bërë 11”. Gjithsesi, postimi i Zhozezë në Instagram nuk u prit mirë nga ish-mbrojtësi i Arsenalit, Martin Kioun (Keoën). “Mendoj se këto mesazhe mbahen brenda familjes, – shkruajti ai, – këto thuhen para skuadrës, sy më sy. Nuk mendoj se do të ndihmojë, më duket shpesh si fëminore”.

Sfidanti.al