Është zyrtare; Xavi Hernandez është trajneri i ri i Al Sadd

Xavi Hernandez shumë shpejt do të nisë karrierën e tij në rolin e trajnerit. Mesfushori 39 vjecar që vetëm përpara pak javëve deklaroi tëherqjen nga futbolli i luajtur është zyrtarisht trajneri i Al Sadd, pikërisht skuadra ku ai mbylli zyrtarisht karrierën si lojtar.

Klubi nga Katari zyrtarizoi lajmin për nënshkrimin nga ana e Xavit të një kontrate deri në vitin 2020, por me një klauzolë që e rinovon automatikisht atë edhe për 2 vjet të tjerë deri në 202

Në këtë periudhë Xavi është në Madrid për të mbyllur kursin e UEFAPro që i jep të drejtën për të drejtuar cdo klub të botës. Në 14 qershor ai do të mbyllë këtë kurs dhe në korrik do të marrë drejtimin e Al Sadd. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen AS, Xavi deklaroi se tashmë e ka përzgjedhur 99% të stafit të tij dhe se ëndrra është blerja e lojtarit të Vijarrealit, Santi Kasorla për projektin e tij të ri

Xavi do të nisë aventurën e tij në pankinën e Al Sadd me një provë shumë të fortë; me sfidën ndaj Al Duhail për një vend në cerekfinale të Ligës së Kampioneve Aziatike, sfidë kjo që do të luhet në muajin gusht.

sfidanti.al