Ekuadori I ofron Robert Morenos rolin e trajnerit të kombëtares

Robert Moreno duket se shumë shpejt do të kthehet në pankinë dhe me shumë gjasa do të jetë ajo e Ekuadorit. Presidenti I Federatës  Ekuadoriane të Futbollit, Fransisko Egas, ditën e hënë bëri të ditur se e ka zgjedhur teknikun që do të marrë drejtimin e kombëtares dhe sipas asaj që publikohet te e përditshmja AS, ky trajner mund të jetë pikërisht ish tekniku I përfaqësueses spanjolle Moreno. Egas kishte arritur fillimisht një akord me Jurgen Klinsman, por presidenti I FEF e prishi atë dhe pas gjermanit I dyti në listë ishte pikërisht Robert Moreno.

Përpara disa ditësh, një emisar me emër në FEF, kontaktoi me përfaqësuesin e Morenos Jago Rama për t’I shfaquri interesin e institucionit më të lartë të futbollit në Ekuador. Prioriteti I teknikut katalanas është të drejtojë ekip në /Evropë, por Ekuadori I ka paraqitur një projekt ambicioz teksa pretendon që të ndryshojë kulturën sportive në futbollin ekuadorian. Mësohet se FEF është gati t’I ofrojë Morenos një kontratë me 1.35 milionë Euro.

Pavarësisht polemikave për largimin e tij nga ‘La Roja’, Robert Moreno krijoi një reputacion të mirë, falë rezultateve si trajner I kësaj skuadre teksa nuk pësoi asnjë humbje për të regjistruar një bilanc me 7 fitore dhe 2 barazime

Sfidanti.al