Edhe pse 42 vjeç, nënshkruan për klubin e 29-të në karrierë

Legjendari Sebastian Abreu i kthehet futbollit në moshën 42 vjeç, duke filluar që të stërvitet me klubin Boston River që është klubi i 29-të në karrierën e gjatë të këtij futbollisti uruguaian. Në fakt, ai e la futbollin në fushë para disa muajsh, kur u bë drejtor sportiv i klubit Santa Tekla, me të cilin fitoi titullin e kampionit në Salvador, por tani ai vendosi t’i veshë përsëri këpucët e futbollit.

Abreu nënshkroi me klubin uruguaian, Boston River, kontratë njëvjeçare me opsionin që të vazhdojë të luajë edhe gjashtë muaj të tjerë.

Ky futbollist uruguaian gjatë karrierës së tij të gjatë sportive ka luajtur me 29 klube, midis tyre me Deportivo La Korunjan, River Plejtin, Realin Sosiedadin, etj.

Sfidanti.al