Edhe LeBron Xhejms përulet ndaj Grizmanit: Festimi me confeti, perfekt

Antuan Grizman bëri debutimin në Camp Nou me fanelën e Barcelonës dhe këtë e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar 2 gola e dhënë 1 assist në fitoren 5-2 të katalanasve ndaj Betisit. Ajo që ra në sy ishte mënyar e të festuarit e grizmanit sidomos pas golit të dytë me francezin që shpërndau copa confeti në fushën e lojës dhe sic e shpjegoi vetë Grizman, frymëzimi i tij ishte LeBron Xhejms që e ka bërë dicka të tillë kohë më parë në basketboll, por me pluhur shkumësi.

Ky gjest i sulmuesit francez nuk mbeti pa u vënë re nga ylli i Los Anxheles Lakers që shfaqi reagimin e tij në rrjetin social Tëitter. ‘Të pashë vëlla! Më pëlqeu ndeshja jote, confetti ishte në rregull-shkruante Xhejms në postimin e tij ku ishte edhe fotoja e Grizman duke festuar golin.

Në të vërtet Grizman është në kuotën e 3 golave me fanelën e Barcelonës po të marrësh parasysh edhe atë që ai shënoi në miqësotren me Napolin.

sfidanti.al