Edhe 4 gola mund të jetë “ngushëllim” për Maqedoninë

Spanja është një rul që nuk e ndalojnë as edhe mungesat e shumta. Sipas parashikimit, një fitore me gola ndaj Maqedonisë, 4-0,  dhe pse në radhët e “furisë së kuqe” mungonin Serxhio Ramos, Jordi Alba, Iniesta dhe Pike.  Në stadiumin e ri të Granadës, “Los Carmenes” Maqedonia u tregua e pafuqishme për t’i bërë ballë futbollistëve të trajnerit Lopategui, bile në mënyrë simbolike, portën e shpuan vetë me një autogol të Velkovskit në minutën e 34, në një tentativë për të ndalur Moratën.

Në pjesën e dytë, një një lojë vetem me një sens, ku maqedonasit ishin të pafuqishëm për të kundërshtuar padronët e topit, për golit menduan Vitolo, Monreal dhe Aduriz. Me këtë fitore, Spanja mbetet në krye të grupit me 10 pike.