Asi i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, parashikon se Junventusi është ekipi që do të mund të konkurrojë denjësisht, deri në fund të Ligës së Kampioneve, gjatë këtij sezoni, dhe se ky ekip torinez është një nga ata ekipe që mund të dalë nga hija dhe të hipë në “fron”. “Zonja e vjetër”, në fakt, ka vite që po dominon futbollin italian, ndërkohë që titullin e Ligës së Kampioneve ajo nuk e ka fituar që nga viti i largët, 1996, pra, ka 20 vite pa këtë titull.
Juventusi, sidoqoftë, luajti në finalen e Ligës së Kampioneve të sezonit 2014-2015 ndaj Barcelonës, duke u mundur 3-1, por, megjithatë, Ronaldo ka besim të ekipi torinez. “Morata ka kaluar një sezon të shkëlqyer atje, ai mësoi shumë në Itali dhe, tani, është bërë një lojtar më i mirë. Ai u zhvillua si lojtar në një mjedis konkurrence mjaft të fortë. Juvja ka jo vetëm një ekip fantastik, por edhe një trajner dhe stadium të tillë”, thotë Ronaldo